Zgjatja e mandatit të Vettingut shkon në Venecia, PS do t'i kërkojë opinion për ndryshimin e Kushtetutës
Partia Socialiste do t'i marrë opinion Komisionit të Venecias për ndryshimin e Kushtetutës që shtyn afatin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.
Fatmir Xhafaj qe ka drejtuar punën e reformës në drejtësi abstenoi kur u miratua vendimi për t'iu drejtuar Venecias, ndërsa kërkoi sërish një analize të punës 5 vjeçare të organeve të Vettingut.
"Vazhdoj t'i përkas bindjes se i gjithë ky proces që kemi ndërtuar përmes këtij kalendari intensiv do duhet të na çojë në një analizë të plotë shteruese ët procesit të Vettingut në këto 5 vite si domosdoshmëri nga njëra ana për të argumentuar drejtësisë e procesit në tërësi dhe nismës për zgjatjen e afatit në veçanti," tha Xhafaj.
Vendimi u morr në mbledhjen e fundit ndërsa Partia Demokratike e bojkotoi. Shkak i bojkotit ishte refuzimi i socialisteve për të diskutuar bashkë të gjitha ndryshimet kushtetuese përfshire propozimet e demokratëve.
