Sherr në Elbasan, vritet me thikë 28 vjeçari plagoset i vëllai i vogël. Arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në lagjen "Qemal Stafa".

Ardit Hida ka vrarë me thikë 28 vjeçarin, Florenc Kovaçi dhe plagosi vëllanë të tij, më të vogël, 19-vjeçarit Mikel Kovaçi.

"Rreth orës 19:50, në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë" informon policia e Elbasanit.

Disa orë më pas u arrestua 24 vjeçari në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese".

Sherr në Elbasan, vritet me thikë 28 vjeçari plagoset i
Ne foto: Mikel Kovaçi

 

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi Florenc Kovaçi, rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi Mikel Kovaçi, 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Autori ka pranuar krimin. Shkak i vrasjes është bërë një sherr për ngacmimin e motrës së tij nga njëri prej vëllezërve që mbetën të dëmtuar.