Berisha: Po sulmohet familja shqiptare me ligje komuniste ateiste, Basha nuk ka thënë asnjë fjalë

Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se kryetari për parti nuk ka folur një fjalë të vetme kur është sulmuar familja shqiptare me ligje.

Ai theksoi se me ligje të tilla kanë hapur mundësinë e trafikimit duke lejuar adoptimin e fëmijëve edhe nga një person i vetëm, duke shtuar se Basha nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Berisha: Kryetari për parti nuk ka folur një fjalë të vetme kur është sulmuar familja shqiptare me ligje si kurrë ndonjëherë qysh nga diktatura. Ligjet anti-familje, që numërojnë prindërit dhe që prekin birësimin e ndryshojnë rregullat e tij, pa pyetur fëmijët, por duke pyetur një ideologji perverse sikurse është ajo komuniste ateiste.

Këta mbi këtë bazë, pa pyetur qëndrimin tradicional të familjes shqiptare, por edhe pa pyetur edhe qëndrimet e besimeve fetare, absolutisht për të hapur mundësinë e trafikimit duke lejuar adoptimin e fëmijëve edhe nga një person i vetëm. Ku e gjejnë këtë të drejtë ata? Kjo gjendet vetëm në doktrina anti-njerëzore. A keni dëgjuar një deklaratë ju për këtë çështje nga kryetari për parti? Nuk guxon sepse vijnë nga i njëjti burim.