Rama: Gjuha shqipe në rrezik, ata që vrasin qen në rrugë s'kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me disa nxënës në kuadër të konsultimeve publike,

Në fjalën e tij ai është shprehur se  gjuha shqipe është në rrezik për shkak të shkurtimeve që përdorin sot përdoruesit e rrjeteve sociale.  

Edi Rama: Gjuha shqipe është në rrezik. Këto shkurtime në celular, pz (për zotin) kanë krijuar këtë situatë. Edhe në Francë gjuha është në rrezik. Në shumë vende të zhvilluara ka probleme me gjuhën në provimet e universitetin. Nuk është çështja se humbet drejtshkrimi.

Tkurrjen e gjuhës ai e ka përkthyer si tkurrje të trurit që sjell pasoja të tjera në shoqëri.

Edi Rama: Tkurrja e gjuhës është tkurrja e trurit. Është tkurrja e aftësisë për të menduar dhe për të gjykuar.

Ai thotë se shoqëria duhet të ketë vëmendje për letërsisë pasi në çdo profesion duhet të ketë humanizëm. Sipas Ramës ata që vrasin qen në rrugë nuk kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë.

Edi Rama: Nga ana tjetër letërsia. Një mjek i mirë është një humanist që nuk ka njohuri për letërsinë. Është mirë që edhe jashtë orëve pavarësisht se do bëhesh mjeke, të vazhdosh të kesh vëmendje për letërsinë. Mjeku nuk është kasap që trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve. Dhe aty prapë duhet një nivel i caktuar humanizmi. Ata që vrasin qen në rrugë nuk kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë. Dikush që ka bërë orë letërsie nuk vret qen në rrugë.