Demokratja: PD e Lushnjes e pa vlerësuar, Berisha: Me statut do t’i zgjidhni vetë përfaqësuesit

Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se kryetari për parti nuk ka folur një fjalë të vetme kur është sulmuar familja shqiptare me ligje.

Ai theksoi se me ligje të tilla kanë hapur mundësinë e trafikimit duke lejuar adoptimin e fëmijëve edhe nga një person i vetëm, duke shtuar se Basha nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Demokratja: Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të degët, u zgjodhën kandidaturat, në mënyrën më pa demokratike dhe u zhvillua një kuvendi dhe emri i kryetarit erdhi në zarf. Pasi kaluam një kalvar takimesh u krye për herë të parë një votim kundër që nuk kishte ndodhur kurrë për listat e zgjedhjeve. Po ashtu lista u plotësua me listat preferenciale që nuk ishin zgjedhur nga demokratët. A do të legjitimohet këto pushtete dhe funksione që nuk kanë qenë zgjedhja e demokratëve? Ju i keni shumë borxhe demokratëve lushnjarë sepse i kemi dhënë PD-së shumë vota, por asnjëherë nuk jemi vlerësuar. Sa nga këta demokratë në sallë janë prekur dhe lënduar, por nuk kanë marrë asnjëherë atë që kanë merituar? A do t’i vijë ndonjëherë fundi epokës që dikush të bëjë karrierë në PD të dalë nga vetja dhe të bëhet skuth? Unë i ftoj të gjithë që të bëhemi bashkë që të bëjnë një opozitë të besueshme!

Berisha: Një nga qëllimet madhore të kësaj foltoreje është ndryshimi i statutit në Kuvend që do tu japin përgjigje përfundimtare shqetësimeve tuaja të drejta. Sot PD-ja është në një situatë dramatike. Kryetarët janë të komanduar. Një ditë shkarkoi kryetarin e PD-së së Fierit të zgjedhur nga fierakët dhe donte të vinte një nga Mallakastra sepse z. Baçi mbështeti Foltoren.

Prandaj ju garantoj se kryetarët do të zgjidhni nga vota juaj në primare. Vota juaj nuk do të vihet në dyshim. Kurrë ndonjëherë nuk kemi manipuluar vota. Vota do të shtrihet te të gjithë anëtarët e partisë, ku do të zgjidhen drejtuesit, këshilltarët e bashkisë dhe deputetët.