Berisha: Pse nuk vjen Basha te ju? Sepse ka frikë, po si mund ta rrëzojë Ramën një që ka frikë?

Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se kryetari pa parti nuk e mbrojti votën dhe nuk e nxori në shesh popullin, por vrapoi si tinëzar pas karrigen së tij.

Ai theksoi se Basha ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD_së, duke krijuar një komision për të bërë zgjedhje në forumin rinor.

Berisha: Kryetari pa parti nuk e mbrojti votën dhe nuk e nxori në shesh popullin, por vrapoi si tinëzar pas karrigen së tij. Ju tradhtoi ju dhe PD-në, e sot, në vend për luftën ndaj masakrës elektorale ka marrëveshjen për ta shndërruar PD-në në ministri të narko-shtetit. Pse nuk vjen ai tek ju? Ka frikë nga ju. Po një njeri që ka frikë nga ju si do ta përmbysë Edi Ramë? Ai është peng i Ramës.

Basha ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD-së, duke krijuar një komision për të bërë zgjedhje në forumin rinor. Një akt stalinist dhe i turpshëm. Të rinjtë te ne dhe gratë nuk janë leva të partisë. Nuk ka vepruar kurrë kush në këto 30 vite kështu. Këto i bënte diktatori që ndiqte ndonjë procedurë. U bëj thirrje të rinjve, që ta marrin në dorë këtë foltore.