Andoni: Basha nuk mund ta drejtojë më partinë, PD duhet të lejojë zgjedhjet dhe reformimin
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Basha nuk mund ta drejtojë më partinë, duke theksuar se PD-ja ka një problem që nuk po lejon më persona të tjerë që duan ta reformojnë partinë dhe të kandidojnë me platforma reale.
Ai theksoi se PD është në këtë trend që po ndodh në shumë vende të Evropës qendrore dhe lindore që partitë e mëdha janë rrudhur.
Andoni: Basha nuk mund ta drejtojë më partinë, por mendoj se PD-ja ka një problem që nuk po lejon më persona të tjerë që duan ta reformojnë partinë dhe të kandidojnë me platforma reale. Nëse nuk ka vullnet për zgjedhje në parti gjëra të tilla dhe Foltorja do ta sfumojnë PD-në si parti.
PD është në këtë trend që po ndodh në shumë vende të Evropës qendrore dhe lindore që partitë e mëdha janë rrudhur. Edhe PS-së do t’i ndodhë një gjë e tillë, akoma më keq në fakt. E vetmja gjë që ka ngelur për demokratët është që të hapin një garë reale.
