"Ndihemi të kërcënuar nga shteti", banorët te "5 Maji": Janë më keq se Enver Hoxha!

Banorët e 5 majit vijojnë të dalin çdo ditë në protestë për mbrojtjen e banesave të tyre deri në arritjen e një marrëveshjeje që i kompenson ata me vlerën e çmimit të tregut. Ata shprehen se ndihen të kërcënuar nga autoritete qeveritare dhe kërkojnë që qeveria t'i dëgjojë hallet dhe problemet e tyre.

"Ndjehemi të kërcënuar nga autoritetet të qeverisë qendrore dhe vendore. Duan të na nxjerrin nga banesat pa dijeninë tonë dhe pa na dëgjuar kurrë për problemet tona."

"Këto janë personat që i kanë dalë legalizimet në njësinë numër 8, të gjithë banorët i kanë VKM dhe mandat pagesat në këto faqe."

Qytetarët shprehen të indinjuar dhe shprehen se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre pasi i kanë bërë me djersën e ballit.

"Të prishet një shtëpi do të thotë që ti s'ke ku rri më, prandaj vendosja gishtin kokës dhe mos u tallni me këtë popull fukara që me zor ngrihet në mëngjes dhe shkon për të siguruar koren e bukës, mbledhin llamarina dhe kanaçe dhe ju vini i prishni shtëpitë. Turp të keni për këtë që bëni."

"I kemi bërë me djersë të ballit, i thonë 30 vjet. Më i keq se Enver Hoxha kush ka qenë? Këta janë më keq se Enver Hoxha."

Banesat në 5 maji pritet të shemben pasi sipas një projekti të bashkisë aty është parashikuar zonë në zhvillim që parashikon ndërtimin e pallateve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntori të 2019.

"Ndihemi të kërcënuar nga shteti", banorët te