Ndoka: Kam qenë ministër dhe kam votuar kundër qeverisë, PS dhe PD ndryshuan rregullat e lojës

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PDK-së Nard Ndoka u shpreh se kam mbetur jashtë kuvendit për 4 vite edhe pse kisha 30 mijë vota.

Ndoka: Unë kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese eshë pse isha ministër në kabinet qeveritar. Është rasti i parë që ka ndodhur ky kur një ministër voton kundër mazhorancës së tij. Unë e kisha për parim sepse shembej kushtetuta në atë rast.

Gjithë këto qëndrime kanë kostot e tyre. Dy partitë kryesore u detyruar deri në atë mënyrë që të ndryshojnë rregullat e lojës. Unë kam mbetur jashtë kuvendit për 4 vite edhe pse kisha 30 mijë vota. Këto janë goditje për vazhdimësinë dhe besimin.