Dule: Dy partitë e mëdha kanë penalizuar kandidimin autonom të partive të vogla

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se në vitin 2008 u ndryshua Kushtetuta nga PS dhe PD, ndërsa në vitin 2020 vjen vendimi i njëanshëm i Ramës për formën e koalicioneve.

Ai tha se këto vendime kanë ngushtuar dhe kanë penalizuar paralizojnë kandidimin autonom të forcave politike.

Dule: Në vitin 2008 u ndryshua Kushtetuta nga PS dhe PD. Pas asaj vjen edhe vendimi i njëanshëm i Ramës për formën e koalicioneve. Të gjithë këto ngushtojnë dhe paralizojnë kandidimin autonom të forcave politike. Kjo gjë është në dëm të këtyre forcave, por edhe në dëm të Shqipërisë. Ne gjithmonë kemi vuajtur nga qeveri të forta dhe të pakundërshtueshme.

Të dyja palët e mëdha janë kujdesur që këtë kuadër ligjor t’ia përshtasin frymën së monopolizimit të jetës politike në vend. Ne nuk kemi pasur një renditje të favorshme të kandidatëve tanë në listën zgjedhore. Jemi vënë në pozita shumë të pafavorshme.