Kola: Rama nuk lejon zgjedhjet e lira, as në bashki as në parti, manipulon ndërkombëtarët

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se Rama nuk lejon zgjedhjet e lira dhe se mekanizmat e tjerë i ka sa për të qëndruar në pushtet.

Ai tha se Rama nuk ka bërë zgjedhje të lira asnjëherë sa ka qenë në pushtet, as në bashkinë e Tiranës nuk i ka bërë, apo edhe në parti qysh nga viti 2009.

Kola: Rama nuk lejon zgjedhjet e lira. Mekanizmat e tjerë i ka sa për të qëndruar në pushtet. Ai nuk ka bërë zgjedhje të lira asnjëherë sa ka qenë në pushtet. As në bashkinë e Tiranës nuk i ka bërë, apo edhe në parti qysh nga viti 2009. Rasti i Ramës dhe problemi i tij është te aftësia për të bindur e manipuluar turmat e ndërkombëtarët.

Nëse kjo ka ndikuar partitë e vogla, sepse Ramë është bullizues me të gjithë. Problemi kryesor i tij është LSI-ja majtas. Ai mund të bullizojë edhe Merkelin sepse kostumi i kryeministrit të vendit i rri i vogël, sepse ai është një lider global.