Ndoka: Ka pasur një strategji nga PS e PD për të goditur forcat e reja politike qysh në vitin 2008
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka u shpreh se ka pasur një strategji nga PS dhe PD për të eliminuar pluralizmin dhe për të goditur forcat e reja politike qysh në vitin 2008.
Ai tha se goditja e fundit ishte ajo e Lulzim Bashës në maj të 2017-tës ku ai mbeti peng i Ramës përfundimisht.
Ndoka: Mendoj se ka pasur një strategji nga PS dhe PD për të eliminuar pluralizmin dhe për të goditur forcat e reja politike qysh në vitin 2008. Unë bëra një grevë urie në parlament edhe me partie e deputetë të tjerë aso kohe. Pati një lloj frikësimi nga dy partitë e vjetra.
Përmes pazareve të fshehta vazhduan këto përpjeke mes këtyre dy partive. Por goditja e fundit ishte ajo e Bashës në maj të 2017-tës ku ai mbeti peng i Ramës përfundimisht. Politika shqiptare u kthye në Pazar. Pisllëku më i madh u bë në këtë vit duke vendosur barriera për partitë e reja.
