Ndoka: Basha e ka humbur të drejtën e drejtimit të opozitës, unë e kam shpallur non grata
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PDK-së Nard Ndoka u shpreh se në këto momente Basha e shiti kauzën e tij.
Ai theksoi se Lulzim Basha është jashtë mundësive për të drejtuar PD-në dhe shtoi se partia e tij e ka shpallur non grata kryedemokratin.
Ndoka: Sot në këto momente Basha e shiti kauzën e tij në një realitet parlamentar që kërkon të qëndrojë aty. Basha nuk ka njohur institucionet e Vettingut, por tashmë thotë që të ndërtojë institucionet e Vettingut që të kontrollojë politikanët. Basha ka humbur shpresën te demokratët.
PD sot ndodhet në kuotat më të ulta ndër vite, përfshirë edhe vitin ’97. Unë shoh sot një Lulzim Bashë jashtë mundësive për të drejtuar PD-në. Ai e ka humbur të drejtën për të drejtuar opozitën. Ne si parti e kemi shpallur non grata Lulzim Bashën. Sa të jetë ai kryetar nuk bëj marrëveshje politike me të sepse është i pabesë dhe mashtrues.
