“S’po blinim armë, po kërkonim ushqime”, arrestohen dy shqiptarë në Angli, u futën në shtëpinë e tregtarit por ranë në kurth

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi janë kapur duke blerë armë  tek një trafikant në zonën e Liverpool.

Mediat britanike, bëjnë me dije se në pranga kanë rënë  Sefer Allushin dhe Erald Sidan, të cilët u arrestuan në shtëpinë e një personi që do u shiste armën.

Tregtari i armëve, James McGlade e kishte fshehur pistoletën në shtëpinë e një bashkëpunëtori.

Në momentin që ata shkuan tek shtëpia, oficerët e policisë ndërhynë dhe bënë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve.

“S’po blinim armë, po kërkonim ushqime”, arrestohen

Allushi dhe Sida u dënuan nga 5 vite secili, edhe pse mohuan akuzat. Para Gjykatës ata u shprehur se nuk ishin nisur për të blerë armë po po kërkonin një dyqan ushqimesh.

Gjithashtu në burg u lanë edhe shtetas të tjerë që ishin të përfshirë në këtë ngjarje.