Dule: Ne nuk duam mëshirë as nga Basha, as nga Rama, nuk duam të jemi shtojcë e PS-PD

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule u shpreh partia e tij nuk pret mëshirë nga Basha e Rama

Ai tha se nëse Ramës nuk i duhet si parti PBDNJ-ja, ta heqin nga loja politike me rregulla, jo duke ndryshuar rregullat e lojës dhe duke thënë se kush do të rrijë apo jo në fushë.

Dule: Ne nuk duam mëshirë as nga Basha, as nga Rama. Nëse Ramës nuk i duhet si parti, le të më heqin nga loja politike me rregulla loje, jo duke ndryshuar rregullat e lojës dhe duke thënë se kush do të rrijë apo jo në fushë, duke u bërë vetë arbitri. Ai nuk mund të jetë arbitri.

Ne pas vitit 2008 kemi humbur elektorat me ndryshimet kushtetuese. Partinë tonë nuk e duan në koalicione politike ata që e ndjekin. Ne deri në vitin 2008 mbijetonim më vete dhe ishim mirë. Por tashmë nëse nuk përfshihemi në koalicione mbetemi jashtë kuvendit.