Në timon me llambë të kuqe, nga periferia në qendër çmimi i karburanteve vetëm rritet
Rritja e çmimit të karburanteve vjen në trajektore rritëse nga periferia e kryeqytetit e sa më shumë afër qendrës ku vlera m ku vlera më e lartë e naftës shkon 194 lekë,ndërsa gazi 85 lekë. Posedimi i një automjeti dhe lëvizshmëria me të thonë shoferët është një nevojë ndaj çmimi në treg është i pajustifikueshëm. I njëjti rëndim paraqitet edhe tek qytetarët të cilët e përdorin gazin për gatim e ngrohje.
Nga periferia drejt qendrës së Tiranës çmimi i karburanteve kap vlera akoma më të larta pavarësisht se në çdo pikë është reflektuar kjo rritje.
Çmimi i naftës shkon deri në 194 lekë e ndërsa gazi deri në 85 lekë.
Për drejtuesit e mjeteve këto çmime janë të papërballueshme. Posedimi i një automjeti dhe lëvizshmëria me të, thonë ata, është një nevojë ndaj çmimi në treg është i pajustifikueshëm.
"Ka shkuar aq shumë sa që ne jemi drejt falimentimit, sidomos dikush që merret me punë."
"Shumë e vështirë, mos themi e papërballueshme."
"Na mbyti fare karburanti."
Trafiku dyfishon kostot e shpenzimeve.
"Kjo është kosto e dyfishtë. Jo e shtuar, por dyfish e shtuar."
"Më shumë seç duhet po shpenzojmë."
"Ka shumë trafik, ne shkojmë në shkollë të marrim fëmijët, por stresuese."
E ndërsa për qytetarët e tjerë të cilët e përdorin gazin për gatim e ngrohje kjo rritje është ndjerë goxha në xhepat e tyre si konsumator.
"Sa të duash rëndon me rrogat tona."
"Kjo punë rregullohet vetëm me t'u ngritur."
"Ndjehet jashtë mase, por nuk kemi nga t'ia mbajmë."
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se rritja e çmimeve do të stabilizohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, deri atëherë qytetarët do të duhet të përballen me këto çmime.