Ndoka: Basha ka dashur largimin e LSI-së dhe Berishës, qëllimisht nuk e ka dashur fitoren

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se Basha ka dashur largimin e LSI-së si fillim dhe sfumimin e saj, largimin e Sali Berishës, që të ishte i lirë vetëm me disa ushtarë.

Ai tha se ai është një lider që ka përfituar shumë nga opozita me lidhje dhe ato që vijnë erë me ato që ka marrë si bakshishe gjatë rrugës nga Rama.

Ndoka: Edi Rama mori fitoren me ndryshimet e kushtetutës. Basha bëri vetëm një deklaratë për një gjë e tillë dhe sot mund të themi se Basha e ka bërë në mënyrë të qëllimshme sepse nuk e ka dashur fitoren. Ai ka dashur largimin e LSI-së si fillim dhe sfumimin e saj, largimin e Sali Berishës, që të ishte i lirë vetëm me disa ushtarë.

Ai ka shprehur se pas 4 viteve, ku ka bërë një marrëveshje me Ramën ku garant ishte Sorosi që ai të bëhej kryeministër. Agjenda e tij ka qenë e mirëpërcaktuar dhe afatgjatë. Ai është një lider që ka përfituar shumë nga opozita me lidhje dhe ato që vijnë erë me ato që ka marrë si bakshishe gjatë rrugës nga Rama.