Ju flet Moska - Ballkani i hapur ndaj... Kinës nëpërmjet Serbisë
Ballkani i hapur ndaj... Kinës nëpërmjet Serbisë ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Nisma e Ballkanit të Hapur është quajtur Jugosllavia e re. Po rreziku është diku tjetër. Është e vërtetë që Rama e ka vizituar Serbinë këto 8 vite më tepër se Putini. Rama ka qenë 5 herë në Serbi këto 8 vite, ndërsa Putin në 22 vite ka qenë 3 herë.
Ballkani i Hapur është një nismë që ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së. Rreziku më i madh që paraqet kjo nismë, është se ndaj kujt do të jetë i hapur Ballkani.
Kjo nismë është me rrezik sepse bëhet fjalë për një hapje ndaj kinës. Serbia është një vend i lidhur ekonomikisht shumë i lidhur me Kinën që është një superfuqi ekonomike dhe ushtarake. Brenda 4-5 vite do të jetë ekonomia më e madhe në botë.
Serbia nuk i respekton kufizimet që ka vendosur perëndimi ndaj kinës. Shumë kompani kineze nuk futen direkt në Shqipëri sepse ne ndjekim politikën e SHBA-ve që kufizon investimet kineze në vendin tonë.
Kina për të depërtuar në vende si Shqipëri, po krijojnë kompani të përbashkëta që krijohen në BE. Në Serbi Kina bën çfarë të dojë. Kështu që nga Serbia do të depërtohet në vendin tonë.
Amerikanët nga ana tjetër mbështesin nisma që mund të përdorin për depërtimi ne Kinës përmes Serbinë në vende si Shqipëria. Këto janë rreziqe reale. Shqipëria është e lidhur politikisht me perëndimin, por nuk përfiton si Serbia nga të mirat ekonomike që ka Kina sot.
Serbia është kina e vogël e Ballkanit dhe vazhdojmë dhe bëjnë gabime edhe pas 50 vitesh.
