Andoni: Spektrin ideologjik politik nuk e përfaqësojnë më PD dhe PS, partitë e vogla të bashkohen

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Kushtetuta është arnuar mbi 17 herë dhe kjo është një gjë shumë shqetësuese.

Ai tha se spektrin ideologjik politik nuk e përfaqësojnë më PD dhe PS. Unë dua që partitë e vogla të fillojnë dhe të luajnë më shumë me ideologjinë.

Andoni: Kushtetuta është arnuar mbi 17 herë dhe kjo është një gjë shumë shqetësuese. Kushtetuta bëhen në mendimin më të mirë për t’i paraprirë ndryshimeve të vendit. Gjithçka nis nga viti 2008 ku kishte edhe një rezistencë shumë cilësore nga partitë e vogla.  

Për mua spektrin ideologjik politik nuk e përfaqësojnë më PD dhe PS. Unë dua që partitë e vogla të fillojnë dhe të luajnë më shumë me ideologjinë. Nuk mendoj se një individ mund të përfaqësojë idetë e një partie. Një partie duhet të ketë bërthamën e saj. Partitë e vogla pas viti 2008 duhet të bashkoheshin.