Shqipëria do të "pushtohet" nga moti i keq sot dhe nesër, apeli i Drejtorisë Detare për kujdes

Shqipëria do të "pushtohet" nga moti i keq sot dhe

Vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i keq sot dhe nesër ( 4, 5 Nëntor).

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se  moti do të përkeqësohet gjatë gjithë vijës bregdetare, si rrjedhojë e erërave të forta.

Sipas drejtorisë zonat bregdetare  do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me  lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Për këtë arsye Drejtoria Detare u bën thirrje të gjithë subjekteve që kryejnë veprimtari në det të tregojnë kujdes.

"Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit."