Rishfaqet Zani Çaushi në gjykatë, kërkon ti llogaritet me ditë qëndrimi koha e paraburgimit

Rishfaqet sërish në Gjykatën e Korçës, i dënuari me burgim të përjetshëm, Myrtyeza Çaushi.

Njeriu që konsiderohet, si “i forti” i Vlorës, në datën 2 nëntor 2021, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës, duke kërkuar prej kësaj të fundit përllogaritjen e ditëve të qëndrimit në paraburgim.

Zani kërkon nga gjykata që të bëjë një llogaritje matematikore të ditëve, duke filluar nga data 1 shtator 1999 deri në ditën kur ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Çështja momentalisht ndodhet në tavolinën e një gjyqtari në Korçë, ndërsa ende nuk është caktuar një datë fikse për nisjen e gjykimit.

Myrteza Çaushi, prej 2 vitesh pretendon të dali nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë. Ndërsa dy kërkesat e tij për lirim me kusht janë rrëzuar nga gjykata e Korçës. Myrteza Çaushi, pretendon se ka kryer ¾ e masës së dënimit, duke argumentuar se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit dhe njëherësh shton se qëndrimi i tij në burg ka sjellë rehabilitimin.

Zani Çaushi do të mbahet mend edhe si kreu i bandës kriminale, me të cilin ish-kryeministri italian asokohe Romano Prodi, pati një pritje për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit. 
Çaushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Më 14 maj 2020, Myrteza Caushi me vetëm një fletë dhe argumentat e “Sjelljes së mire në burg” dhe fëmijët e mitur, i kërkoi gjykatës së Korçës, lirimin me kusht, ndërsa avokati s’qaroi se kjo e drejtë lind për shkak se  Çaushi ka qenë 31 vite në burg, ku edhe aktualisht ndodhet në qelitë e burgut të Drenovës.

Por sjellja e mirë duket se ishte vetëm në letra, pasi gjatë vuajtjes së dënimit, Myrteza Caushaj, ka vijuar të kryejë vepra penale. Sipas prokurorisë, i forti i Vlorës është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”, elementë këto që faktojnë se ai nuk është rehabilituar. Në muajin prill 2020 ndaj Myrteza Çaushit ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Burgut Drenovë, për shkak të një revolte brenda në burg, por më pas kjo masë është hequr nga gjykata.

Rishfaqet Zani Çaushi në gjykatë, kërkon ti llogaritet me

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, si ish- kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.