"Open Ballkan" samiti tjetër në fund të dhjetorit në Tiranë, ja marrëveshja që do firmoset

Në fund të dhjetorit Tirana do të presë samitin e radhës të "Open Ballkan" 

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se në këtë samit do të nënshkruhet memorandumi për lejet e punës që duhet të jetë marrëveshje e vërtetë reale dhe fuqi ligjore që ata të mund të punojnë lirisht në rajon.

"Samitin e Tiranës do kemi takim pas krishtlindjeve katolike, 26- 27- 28 dhjetor dhe do të nënshkruajmë memorandumin për lejet e punës që duhet të jetë marrëveshje e vërtetë reale dhe fuqi ligjore që ata të mund të punojnë lirisht në rajon. Në të kundërt do të kemi më shumë indianë, turq, njerëz nga Filipinet edhe pse kemi mundësi që të mbajmë njerëz në rajon.

Duhet të biem dakord edhe për qarkullimin e lirë të të huajve. Pra nëse një prej vendeve tona lejon hyrjen e një numri të caktuar të filipinasve do të jetë kështu dhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
"

Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ndodhen në konferencë për median.