"Ballkani i Hapur s'është karikaturë e Këshillit Europian", Rama mesazh edhe Albin Kurtit: Nuk merret peng nga asnjë vend
Kryeministri Edi Rama sërish nënvizoi se “Ballkani i Hapur” është një nismë për të përshpejtuar procesin e Berlinit dhe i përcolli mesazhin Albin Kurtit dhe jo vetëm se Ballkani i Hapur nuk do tjetë karikaturë e Këshillit Europian.
Pyetje: Keni deklaruar se Ballkani i Hapur është një zgjedhje e zbatimit të procesit të Berlinit. Në fakt procesi i Berlinit përfshin 6 vende dhe jo 3 shtete. I ka mbyllur dyert 3 vendeve
A rrezikon Ballkani i hapur, që nga një njësi zbatimi të procesit të Berlinit, të shndërrohet në një njësi të zbatimit të cunguar për interesat e politikanëve?
Edi Rama: "Pse procesi i Berlinit është proces që pasi ka vendosur një kornizë vlerash e kriteresh ka mbetur në rrugë nga një samit në tjetrin e në tjetrin çdo vit, e çdo vit e më qartësisht në pamundësi për të zbatuar ato që thuhen është krijuar kjo nismë. Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm njësi e zbatimit të procesit të Berlinit duke përshpejtuar dhe monitoruar zbatimin.
"Ballkani i Hapur" nuk është për 3 vende por për të 6-ta por ndryshe nga procesi i Berlinit nuk merret peng nga asnjë vënd se përcakton qartë që cilido që do të ecë më shpejt mund ta bëjë pa qenë i detyruar të presë sikur të jemi karikaturë e Këshillit Europian.
E përsëris dhe në qëndrimin tonë të përbashkët ripërcaktuam për të gjithë ata që bëjnë sikur e kuptojnë, nuk duan apo bëjnë sikur se Ballkani i hapur është i hapur, gjithëpërfshirës dhe i të gjithëve dhe jo vetëm i Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, por as këto tre shtete që kanë vendosur të ecin më shpejt nuk kanë pse presin të tjerët. Arsyet e të tjerëve pse janë skeptikë i kam dëgjuar.
I kam dëgjuar arsyet dhe të Bosjes, Malit të Zi e Kosovës e më vjen keq por i konsideroj arsye të mos arsyes.
Unë jam këtu për interesat e Shqipërisë, pse për çfarë jam këtu për interesat e Gjermanisë apo të Kinës, por jam për interesat e Shqipërisë që fuqizohen nga Ballkani i Hapur."