Maliq/ Në shkollë me dru në çantë, nxënësit: Kemi frikë mos na bie tavani mbi kokë, çfarë bie jashtë hynë brenda

Shkolla në fshatin Shëngjergj të Maliqit, është në gjendje të degraduar, ndërsa amortizimi i saj po sjell shqetësim tek nxënësit dhe prindërit, të cilët shprehen se pavarësisht kërkesave të tyre të vazhdueshme për ndërhyrje, askush nuk ka bërë asgjë.

Në shkollën  e fshatit Shëngjergj, ku edhe këtë dimër 40 nxënës do të vuajnë në kushte tepër të këqija mësimdhënien në këtë shkollë.

Dyert e prishura, tavani e dyshemeja të thyera, janë dëshmi se akush nuk është kujtuar për këtë Shkollë.

Dimri është para, ndaj këta nxënës do të përballen me temperaturat e ulëta në klasat e tyre.
Për t’u ngrohur në këto ditë, prindërit thonë se bashkë me librat fëmijët në çanta mbajnë edhe dru.

Të vegjlit denoncojnë vetë kushtet skandaloze të klasave ku marrin dije.

"Shkolla është e vjetër, me xhama të thyer, tavani është i plasaritur. Ka ujë të pistë, banjo është e prishur."

"Kam frikë, shkolla nuk është e rregullt, edhe bankat janë të shkatërruara. Nuk kemi ngrohje në shkollë."


Prindërit, të detyruar për t’i shkolluar fëmijët, shprehen se fëmijët e tyre po kalojnë vështirësi të mëdha.

Në këto kushte ata apelojnë për ndërhyrje të mënjëhershme.

"Kjo nuk quhet shkollë, është ahur për bagëtinë, shiu era hynë brenda", thotë prindi i një nxënësi. Çfarë bie jashtë, bie brenda. I japim fëmijëve dru me vete."

Institucionet në Maliq thonë se janë në dijeni të situatës, por thonë se po presin Këshillin e Qarkut për të miratuar projektin e rikonstruktimit të objektit.

  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,
     
  •    
    Maliq/ Në shkollë me dru në çantë,