KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Vlorë, Nazmi Troka nuk u paraqit në seancë për vendimin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Nazmi Troka.
Ndryshe nga seanca dëgjimore e zhvilluar dy ditë më parë, sot ai vendosi të mos ishte i pranishëm në sallë për tu njohur me vendimin dhe as dërgoi avokat.
Ai ju nënshtrua vettingut për për tre kriteret e vlerësimit: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.
Vetingu për gjyqtarin Troka u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Firdes Shuli, Suela Zhegu
Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit.
Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

