Kim në zyrën e Gledis Nanos: Ligjzbatimi duhet të mbetet i paprekur nga çdo ndikim nga jashtë
Një polici që do të ofrojë më shumë siguri dhe do të jetë më pranë qytetarëve. Ky ka qenë mesazhi i dhënë pas takimit mes kreut të ri të Policisë së Shtetiot, Gledis Nano, me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.
Drejtuesi i rendit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Amerikën në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Nano: Sapo zhvilluam një takim me zonjën ambasadore në kuadër të bashkëpunimit që policia e shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të SHBA. SHBA janë partneri ynë strategjik dhe kemi mbështetjen kryesore për trajnimet, logjistikën, konsulencën. E vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe mbështetje dhe e sigurova Ambasadoren se policia e shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe kërkova mbështetje nga SHBA. Jam i bindur që bashkë do t'ja dalim për të pasur më tepër rend dhe siguri dhe sigurisht për të mbështetur dhe ne SHBA në mbrojtje të sigurisë dhe jetës së qytetarëve amerikanë.
Duke e uruar për nisjen e detyrës, Kim konfirmoi mbështetjen për Policinë Shqiptare.
Gjithashtu Kim solli në vëmendje kur efektivët kanë humbur jetën në aksionet e zhvilluara.
Ambasadorja theksoi se në takim u diskutua se si ligjzbatimi të mund të mbetet i ruajtur nga çfarëdolloj ndikimi apo influence që vjen prej jashtë.
Kim: Pata një takim shumë të mirë këtë mëngjes, erdha për ta përgëzuar për pozicionin e ri. Rikonfirmova që bashkëpunimi i fortë i SHBA dhe Shqipërisë për çështje të ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm dhe i fortë. Do vazhdojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur që nga pajisjet. Diskutuam për rëndësinë sesi ligjzbatimi të mund të mbetet i paprekur nga çfarëdo ndikimi që vjen nga jashtë.