Nga shtëpitë tek dyqanet e deri te portofolat/ 13-vjeçari bën namin në Tiranë, ka kryer 10 grabitje

Vetëm 13 vjeç dhe policia dyshon se është autori i 10 grabitjeve në Tiranë.

Policia i ka dërguar materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për të miturin me inicialet E.K, 13 vjeç , pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm.

Ndërkohë dje policia ka arrestuar dhe një shtetas algjerian, pasi nën kërcënimin e një thike ka tentuar ti marrë portofolin shtetasit F. Sh.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.