Tom Doshi, prokuroria mbyll verifikimet dhe çon dosjen në KQZ
Prokuroria përfundon verifikimin dhe çon dosjen në KQZ të Tom Doshit.
Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji" thuhet në njoftimin e medias.
Kreu i PSD-së hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe kërkesën ia dorëzoi KQZ-së, një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, më 26 prill 2021
Në dokument shkruhej se KQZ-së duhet të bëjë zëvendësimin e tij tashmë në listë, po ashtu edhe mandatin e tij nëse e fiton një të tillë.
Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.
Doshi shkaktoi edhe disa reagime nga ambasadorja amerikane Yuri Kim më herët e cila kërkoi që për shkak të shpalljes së tij non grata nga SHBA të mos përfshihej në qeveri.
