Një 20-vjeçar në Benz-in që përplasi kalimtaren tek "Rruga e Kavajës", videoja bëri xhiron e rrjetit

Një 20 vjeçar është autori i aksidentit të rëndë të ndodhur dje në rrugën e Kavajës.  Një 40 vjeçare u përplas nga makina teksa po kalonte mes për mes rrugën. Kamerat e sigurisë filmuan aksidentin e rëndë dhe videoja bëri xhiron e rrjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. S, 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. A, 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” informoi policia.

Goditja ka qenë e fortë dhe gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në reanimacion ajo po trajtohet dhe po ndiqet me kujdes nga mjekët, ndërkohë që vijon të jetë në rrezik për jetën.