"Do të na tregojë si u fut kaq shpejt…", Rama tregon se Mali i Zi ka refuzuar Ballkanin e Hapur

Mali i Zi ka shpresa të mëdha për tu bërë pjesë e BE vitin e ardhshëm. Një fakt të tillë e deklaroi kryeministri Rama nga Beogradi.

Për këtë arsye, shtoi ai, Mali i Zi nuk i është bashkuar nismës "Balkani i Hapur" të iniciuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Rama: Për Malin e Zi, ata presin të futen në BE vitin tjetër, këtë gjë ma ka thënë kryeministri. Unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë kryeministrit të Malit të Zi që ju vitin tjetër prisni të futeni në BE dhe po u futët ne do t'ju kemi një avokat më shumë që ta mbroni Ballkanin e Hapur si anëtar të BE. Të shohim a do të futen në BE vitin tjetër apo jo. Unë uroj vërtet që ta fusin Malin e Zi në BE në Këshillin Europian të qershorit. Ne nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë.Kur ta fusin në BE jam i bindur se ai do ta mbështesë Ballkanin e Hapur se ne na shikon pak si vende që jemi më mbrapa. Nëse nuk futet në BE ne i kemi thënë bujrum, hajde dhe futu këtu tani se BE nuk e detyrojmë ne se kur na fut brenda por ne u kemi borxh njerëzve që të krijojmë këtu hapësirën europiane. Kjo është dhe një shkollë për integrimin europian. Ai ishte shumë i lumtur të na bashkohet për zjarret, ne jemi shumë të kënaqur që zjarret do ti luftojmë bashkë me Malin e Zi. Kur të mbarojë 2022 do ta ftojmë në Samitin e dhjetorit të 2022 ose të na tregojë si u fut kaq shpejt në BE ose të bashkohet në Ballkanin e Hapur.