Kolegji Universitar Wisdom me godinë të re këtë sezon, do hapet dhe fakulteti i shkencave mjekësore
Kolegji Universitar Wisdom vjen me një godinë të re këtë sezon, duke iu ofruar studentëve që dëshirojnë të studiojnë në këtë universitet mundësi të shkëlqyera dhe më shumë degë të preferuara për të cilat ata dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
Në ceremoninë e inagurimit të kësaj godine të re, rektori i kolegjit universitar Ëisdom, Lush Perpali, teksa falenderoi aksionerët dhe stafin akademik të këtij universitetit, bëri me dije se janë hartuar për t’u hapur më shumë se 10 programe të reja studimi, si dhe hapjen e fakultetit të mjekësisë.
“Janë hartuar më shumë se 10 programe të reja studimi si dhe është vendosur hapja e fakultetit të ri të shkencave mjekësore”
Gjithashtu, zoti Perpali bëri me dije se po punohet që diplomat e Universitetit Ëisdom të njihen dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.
“Së shpejti pritet të kemi diploma të njohura si në Shqipëri dhe në vendet respektive sipas marrëveshjeve respektive me universitetet e këtyre shteteve”
Administratorja e Kolegjit Universitar Ëisdom, Lucia Catalano deklaroi se të rinjtë që vazhdojnë studimet në këtë universitet do të kenë mundësinë të kryejnë praktikat e punës në Itali.
Në këtë ditë u zhvillua dhe ceremonia e diplomimit të studentëve të Kolegjit Wisdom, të cilët në një atmosferë festive hodhën kapelat në shenjë të kurorëzimit me sukses të cilkit universitar.


