Detaje të reja nga përdhunimi, 16-vjeçarja u paraqit në gjendje të rëndë në spital, mjekët dyshuan për leucemi
Vijojnë të dalin detaje të reja nga përdhunimi i 16-vjeçares në Libohovë të Gjirokastrës.
Sikundër deklaroi edhe e ëma e saj në një intervistë ekskluzive për Ora News, katër ditë më parë vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në Reanimacion me hemoragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1.
Nisur nga situata, mjekët kanë menduar se vajza mund të ishte prekur nga leucemia dhe më pas kanë diskutuar për një abort spontan.
Por në prani të psikologes vajza ka arritur të tregojë gjithçka.
Ka qenë psikologia ajo e cila ka zbërthyer në detaje të gjithë historinë e tmerrshme të përdhunimit të të miturës nga daja i babait për 4 vite rresht, nga mosha 12-vjeçare dhe deri sot që është 16.
Nga ana e policisë dhe prokurorisë vijojnë hetimet ndërsa priten dhe ekzaminimet nga spitali.
53-vjeçari ndërkohë i akuzuar për përdhunimin e të miturës është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.
