Ekskluzive për Ora News/ Flet nëna e 16-vjeçares së përdhunuar: Si e morëm vesh abuzimin, vajza shkonte shpesh te shtëpia e tij

E ëma e vajzës 16-vjeçare, e cila dyshohet se është abuzuar sistematikisht seksualisht nga daja i babait të saj, tregon e tronditur për Ora News se vajza nuk kishte shfaqur asnjë shenjë gjatë gjithë kohës.

Por katër ditë më parë ajo ishte ndjerë keq dhe kishte treguar gjithçka.

Sipas të emës 53-vjeçari jeton vetëm pasi gruaja i kishte vdekur dhe vajza shkonte shpesh tek daja sipas të ëmës.

"Vajza tha që prej 12 vjeçe kryen marrëdhënie me të. Nuk dija gjë fare. Na tregoi vajza. Për herë të parë e kishte zënë te shtëpia e tij. Unë këtë e kam xhaxhain e burrit. (Shenim: Nga verifikimi rezulton qe personi i akuzuar eshte daja i bashkëshortit) . I ka vdekur gruaja dhe ka një djalë. Vajza na tregoi dje.Nuk më shkonte mendja te xhaxhai i burrit. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Vajza shyqyr tani është shumë mirë, e katërta ditë sot. Denoncimin në polici e bëri kunati. Nuk e dua më jetën, kam edhe tre fëmijë. Edhe bashkëshorti u bë shumë keq. Nuk duam ta nxjerrim në televizor, kemi shumë frikë se marrim opinion shumë të keq"ka treguar ajo në një intervistë ekskluzive për Ora News.

Vajza është e shtruar në Patologji dhe po kryen të gjitha ekzaminimet.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale K. H, 53 vjeç.

"Shtetasi me iniciale K. H dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe. Ajo ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme" njoftoi policia.