Vuçiç: Marrëdhëniet tona me Kosovën i zgjidhim në Bruksel. Në "Ballkanin e Hapur" është e mirëpritur. Nëse s'do është problem i saj

Në konferencën e përbashkët për median Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se Prishtina i ka dyert e hapura në nismën "Ballkani i Hapur" ndërsa sa i takon marrëdhënieve ato do të zgjidhen përmes dialogut në Bruksel 

Pyetja: Cila është nisma që ju të ofroni Kosovën në "Ballkanin e hapur". A do të ndiqni hapa konkretë për të bindur Kosovën që "Ballkani i Hapur" është në të mirën e ndërsjelltë?

Aleksandër Vuçiç: Ne i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës e Podgoricës. Për aq kohë sa jam presidenti i republikës së Serbisë nuk mund ti përgjigjem të njëjtës pyetje në cdo takim sepse e kam të vështirë por jo se e kam problem. Të tre ne kemi hyrë në thelbin e problemeve të njerëzve tanë dhe po përpiqemi ti zgjidhim këto probleme. Kemi mjaft shqetësime të tjera që të justifikohem për çdo kohë. Të gjithë kanë një nismë kaq të mirë.

Nuk kemi pse të justifikohemi që kjo është pjesë e këtij procesi e më pas të marrim një vlerësim negativ jo. Pse duhet të justifikojmë dhe të shpjegojmë gjithçka.

Pastaj na thuhet po presin ata, pastaj ata thonë ne nuk duam të bëhemi pjesë për shkak të Vuçiç e Ramës, është në rregull. Askush nuk ju detyron.

Ne do të zgjidhim marrëdhëniet tona me Kosovën përmes dialogut në Bruksel se kemi pikëpamje të ndryshme por Ballkani i Hapur në rajon u jep liri njerëzve dhe siprëmarrësve. Nuk e shoh pse duhet të jetë kundër. Kushdo të bëhet pjesë është i mirëpritur kush nuk do është problem i tyre. Do të shihni ndryshimin tek rritja ekonomike por do kërkojë kohë."

Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ndodhen në konferencë për median.