Katër vite ferri, detaje tronditëse nga abuzimi në Gjirokastër, përdhunuesi i 16-vjeçares është daja i babait

Zbardhen detaje tronditëse nga abuzimi seksual i 16 vjeçares në Libohovë të Gjirokastrës. Ora News mëson se përdhunuesi është xhaxhai i të atit të vajzës.

Atij i kishte vdekur bashkëshortja dhe ka një djalë.

Mësohet se 16-vjeçarja ishte paraqitur dje në spital dhe u kishte treguar psikologëve për abuzimin.

Më pas të njëjtën gjë i ka rrëfyer nënës së saj. Siç ka treguar e mitura, abuzimi seksual ka nisur që klur ajo ishte 12 vjeçe.

Nga burimet mësohet se prindërit nuk kanë qenë në dijeni të kësaj ngjarje.

Më pas është bërë denoncimi në polici, e mërkurë 3 nëntor, dhe uniformat blu kanë prangosur shtetasin me iniciale K. H, 53 vjeç.

Denoncimin e ka bërë xhaxhai i vajzës.

"Shtetasi me iniciale K. H dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe. Ajo ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme" njoftoi policia.