Identifikohet autori i plagosjes tek "Fan Noli" qëlloi me thikë 2 shoferët e furgonave për nxënës shkolle
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së dy shoferëve të furgonave që transportojnë nxënës shkolle dhe u qëlluan me thikë në derën e Shkollës "Fan Noli" në kryeqytet.
Mësohet se ai është Ylli Gosturani, 45 vjeç.
Ngjarja u shënua mesditën e 3 nëntorit 2021.
Dëshmitarë të ngjarjes ishin dhe nxënësit e shkollës që pësuan gjendje paniku nga ngjarja që ndodhi për shkak të bllokimit të rrugës nga furgonët që kishin ndaluar para shkollës.
Sherri
Konflikti mes tij dhe dy shoferëve ka nisur fillimisht verbal. Shoferët sapo kishin hapur krahun për të marrë fëmijët, kur autori me automjetin e tij po vinte nga mbrapa dhe u ka bërë më shenjë që të hapin rrugën me arsyen se e kishte rast emergjent.
Kjo kërkesë nuk është pranuar nga shoferi i fugonit i cili i ka komunikuar se nuk lëviz pa hipur të gjithë fëmijët në furgon.
Kjo kërkesë nuk është pranuar nga shoferi i fugonit i cili i ka komunikuar se nuk lëviz pa hipur të gjithë fëmijët në furgon.
Nga situata e krijuar por edhe sipas dëshmisë së fëmijëve të cilët ishin prezent, autori i ngjarjes ka dalë nga makina e tij dhe ka goditur 2 shoferet e furgonit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç.
Njoftimi i policise
Më datë 03.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. G, 45 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, ka zbritur nga mjeti i tij dhe për arsyje të bllokimit të rrugës është konfliktuar me shtetasit A. V dhe V. Xh, të cilët ndodheshin në fugonin e tyre tip “Benz”, që shërben për tranpsortin e nxënësve të shkollës, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij.
