E enjtja me mot të mirë, temperatura më të larta se normalja për sezonin

Territori shqiptar gjatë kësaj të enjteje, 4 nëntor, paraqitet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta në zonat jugore.

Ndërsa, në veri dhe zonat qëndrore vranësirat do të jenë disi më të dukshme, duke sjellë reshje të pakta dhe afatshkurtra shiu.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja risjell mot të kthjellët dhe vranësirat e lehta në të gjithë territorin e Shqipërisë. 

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të lartë 4-5 ballë.