I dënuar me 2 vjet për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 18-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2021, 08:37
Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
Në pranga përfundoi Xhuljan Sejdini, banues në Sukth, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31 maj të këtij viti e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
Ky shtetas, më datë 22 shtator 2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

