"Ballkani i hapur", Aleksandër Vuçiç pret në Pallatin e Serbisë kryeministrin Rama dhe Nikolla Dimitrov

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti sot në Pallatin Presidencial kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështjet evropiane, Nikola Dimitrov.

Vuçiç u takua me Ramën dhe Dimitrovin në kuadër të nismës për bashkëpunim të quajtur “Ballkani i Hapur”, ku realizuan dhe foton e përbashkët zyrtare.

Takimit kokë më kokë të tre zyrtarëve do t'i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe ajo parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tre vendeve.

Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri: “Ballkani i hapur”.

Axhenda

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov.

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.