LSI për skrap? Shehaj: Tentuan por nuk ja dolën. Ju tregoj eksperiencën time me strukturat paralele të lali Erit

LSI arriti të konfirmojë në 25 prill vetëm katër mandate deputetësh nga 19 që kishte në zgjedhjet e 2017.

Ish-kandidatja e LSI në Tiranë, Brisida Shehaj, teksa ndau eksperiencën e saj në terren, pranoi në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora se ka pasur një plan projekt për shkatërrimin e LSI por që sipas saj nuk është finalizuar dot.

Shehaj: Të provosh terrenin, isha kandidate vetë, me këta njerëz që nga kriminelët, strukturat e policisë, krimi ekonomik, paraja, strukturat paralele të lali Erit ku djem dhe vajza të rinj paguheshin për të fotografuar dhe bërë video kandidatëve dhe në kafe jo më në ambjente ku bëheshin takime publike. Ishte një rrjet agjitacioni e propagande që as dua të flas dhe as dua të merrem. LSI ka sot katër mandate dhe janë 27 mijë vota për çdo mandat. Partitë e tjera kanë mandat dhe me 4-5 mijë vota. Që këtu fillon padrejtësia që është bërë me ndryshimet kushtetuese. Nuk jemi në gjendje të bllokojmë nismat e qeverisë por jemi aty për të folur dhe denoncuar të gjithë aferat dhe vjedhjet. LSI aty ishte dhe aty do të jetë. Tentuan por nuk ja arritën dot.