Kriza e energjisë, Shehaj: OSHEE, 600 mln euro investime në 5 vite, paguan 50 milion dollarë paga në vit

Brisida Shehaj, ish-kandidatja e LSI, thotë se mosfunksionimi i institucioneve të drejtësisë i ka hapur rrugë qeverisë për abuzime.

Në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora, ajo solli në vëmendje krizën në shëndetësi dhe shpenzimet e OSHEE.

Shehaj: Nëse do ta relativizojmë hajdutërinë e Edi Ramës me s'ka faj Rama se opozita është inekzistente nuk më duket normale.Nëse ky zotëria do kishte operuar brenda kuadrit kushtetues, Kushtetuesja nuk do rrëzonte ligjet duke filluar me Teatrin Kombëtar. Reforma në drejtësi përfundoi në flluskë sapuni dhe sot qeveria bën çfarë ti dojë qejfi. O burra dhe vidh në çdo fushë. Të flasim për energjinë që jemi në krizë, 600 mln euro vetëm investime OSHEE në 5 vite. 50 milion dollarë ka vetëm fondin e pagave në vit. E ka dyfishuar në 2018. Çfarë mbledhin ata njerëz atje që bëhet fushata me polici, arrestohen 10-15. Nuk flet njeri.

LSI i është drejtuar SPAK dhe KLSH , ku u kërkon verifikimin dhe nisjen e hetimeve mbi shpërdorimin me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në prodhimin shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike me pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik.

Shehaj: I jemi drejtuar KLSH dhe SPAK sepse mendojmë se mund të jenë të zënë, faktet po ua servirim në dy faqe. Mos ta lëmë në lojë fjalësh, as të fyejmë njëri-tjetrin, në parlament një qamet i madh. Siç do dalin letrat që shkon kilometri 23 milion euro dhe për të plotësuar faturën blejnë të brendshme dhe shesin beton, siç do dalin letrat në portin e Durrësit që fondet e AZHBR kanë shkuar jo për bujqësi por në portin e Durrësit.