"Pikturat në mure u kushtojnë më shumë se kanë deklaruar pasuri", Kadilli: Ka legjenda që "Robin Hood-ët" u kanë marrë haraçin

Fatbardh Kadilli thotë se nuk ka nevojë për vetting në politikë dhe as SPAK për të nxjerrë në pak korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

I ftuar në "Ora e Betit" në Rtv Ora ai ka një formulë të thjeshtë dhe sipas tij shumë efektive.

Kadilli: Merr 100 emrat më të përfolur në Shqipëri, merri deklaratën, shkoi në shtëpi, brenda i fut që të gjithë ata. Vetëm pikturat nëpër mure kushtojnë më shumë se ata kanë deklaruar pasuri. Vetëm kostumet dhe bizhutë në rafte kushtojnë shumë më tepër. Ka legjenda që u kanë marrë haraçin Robin Hood-ët shqiptarë shkojnë dhe e bëjnë këtë punë.