Nga vetmia…në rrugë, Sanie Shehu duhet të lirojë shtëpinë: Ku të shkoj, e sëmurë dhe pa pension?
"Kemi ardhur se do prishen shtëpiat. Do të ndihmojmë të largosh rrobat. As gjumë, as bukë, as kafe nuk rri dot në kmbë ta bëj se më është prishur terezia."
Nënë Sania është 74 vjeç dhe jeton krejt e vetme. Që në momentin që mësoi që shtëpia e saj do shembet, siç dhe ajo tregon, sikur qielli i ra mbi kokë.
"Lus Zotin të më ndihmojë."
Lotët nuk pushojnë së ndaluri. 30 vite jetesë në këtë shtëpi dhe tanimë e gjen veten duke paketuar rrobat e saj në këto qese të zeza që ajo tu gjej tashmë një vend për ti hedhur.
"Më kanë thënë të dal dhe se ku do të shkoj nuk e di.Kam rroba si me qenë 20 vetë, nuk i hedh dot në lumë."
Dhe Bashkia në vend që t’i jap bonus qiraje për ta strehuar e vetmja gjë që ka bërë është orientimi drejt tregut ku shtëpitë me qira janë më lirë.
"Më thanë mund ta gjesh në Babrru, matanë lumit, se janë më lirë. Këtej janë me euro."
Me fqinjën e saj e bashkon ky hall.
"Ku të shkojmë ne, edhe kjo është plakë, edhe unë jam plakë."
Thirrja shkon për ndihmë.
"Bashkia të më ndihmojë se jam e vetme."
Janë 430 banesa nga ura e Babrroit deri tek bulevardi i ri që do të shemben si pasojë e një projekti urban në zone që synon të zgjidhë probelmin e strehimit për familjet e prekura nga tërmeti, duke krijuar kështu një tjetër dramë sociale.
