Rama e Veliaj thirren për inceneratorët, në komisionin hetimor edhe Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Gjiknuri, Agaçi…

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, do të thirren për inceneratorët në Komisionin Hetimor parlametar. I ngritur me kërkesën e Partisë Demokratike, ky komision nisi të martën punën me debate dhe akuza mes deputetëve.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, do të thirren për inceneratorët në Komisionin Hetimor parlametar. I ngritur me kërkesën e Partisë Demokratike, ky Komision nisi të martën punën me debate e akuza mes deputetëve. 

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për inceneratorët nisi me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Tabaku: Mbyllini mikrofonin Felaj.

Felaj: Jam nënkryetare e komisionit dhe nuk mund të dhuinoni mbledhjen duke mos dashur të dëgjoni.

Deputetët e Partisë Demokratike akuzuan qeverinë për abuzime teksa thanë se do t'i shkojnë deri në fund hetimit të kësaj çështjeje.

Përplasje pati edhe për rregulloren që duhet t`i binden anëtarët e komisionit.

Tabaku: Ta harrojë kush që ky komision do bëhet mburojë për afera kriminale.

Këlliçi: Duhet të nisim punën nga shkuarja në terren për të parë këto inceneratorë fantazmë që nuk ekzistojnë.

Felaj: Se kam ndërtuar karrierën time duke gënjyer.

Kryetarja, Jorida Tabaku, bëri me dije se mes atye që do të dëshmojnë në Komision do të jetë edhe kryeministri Rama.

Tabaku: Do japin llogari nga i pari te i fundit.

Komisioni Hetimor për inceneratorët u ngrit me kërkesën e opozitës ndërsa puna e tij do të zgjasë deri në 28 janar të vitit të ardhshëm.