Gazetarët në “luftë” me të vërtetën. Situatë e rëndë në Kosovë e Shqipëri!

Në Studion e Lajmeve të gazetares Sonila Musaj u diskutua për Ditën Ndërkombëtare kundër Pandëshkueshmërisë të Krimeve ndaj Gazetarëve.

Gazetari i Ora News Isa Myzyraj, Gjergj Erebara nga BIRN dhe Albioneta Ademi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës folën për një klimë aspak të mirë të gazetarëve në të dy vendet.

Erebara vuri në dukje se shumë nga krimet që u janë bërë gazetarëve nuk janë zbardhur nga institucionet tona.

Erebara: Ka pasur disa ngjarje të rënda vitet e fundit në Shqipëri që nuk janë zbardhur. Ndaj shtëpisë së një kolges sonë është qëlluar me kallashnikov, në Lezhë në shtëpinë e një gazetari është vendosur tritol, pastaj kemi dhunimin e një tjetër kolegu në Dibër nga policia, apo ndalimin e dy gazetarëve gjatë protestive të 2020 në Tiranë. Në të gjitha rastet nuk kemi raste kur përgjegjësit nuk janë vendosur para përgjegjësisë.

Gazetarët në “luftë” me të vërtetën.
Edhe në Kosovë sipas Ademit situata është e rëndë, sa i përket sulmeve të gazetarëve.

Ademi: Gjatë këtij viti janë 22 raste të gazetarëve që janë sulmuar, si fizikisht ose janë kërcënuar. Siguria e gazetarëve është e ndjeshme, kemi edhe reziqe të tjera, si për shembull raportimet në zonat e ndjeshme. Problemi kryesor edhe këtu është se nuk sanksionohen suulmet ndaj gazetarëve, ose edhe kur dënohen dënimet janë stimuluese ndaj sulmeve.

Për Isa Myzyraj, është alarmante se vendi ynë ka bërë hapa pas në lirinë e medias, duke nxjerrë në pah sipas tij edhe terrenin e rrezikshëm ku punojnë gazetarët.


Myzyraj: Ajo që unë dua të theksoj është heshtja në vazhdimësi e institucioneve si qeveritare edhe të drejtësisë. Ka pasur shumë raste është heshtur, por unë kam parë edhe një lloj hezitimi të institucioneve për tu marrë specifikisht me rastet në fjalë.

Reporterët pa Kufij thonë se në Shqipëri sulmet fizike ndaj gazetarëve janë të zakonshme dhe autoritetet nuk arrijnë që t’i ndëshkojnë ato, pra sulmuesit. Nga gjuha e kryeministrit për shembull janë nxitur edhe sulme e padi ndaj gazetarëve, që në botën demokratike njihen si padi SLAPP, që janë padi të rrezikshme. Është një mënyre se si koorporatat ose qeveritë përdoren për të intimiduar gazetarët.

Shumë gazetarë të Ora News janë sulmuar nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj.

Unë shoh që ka pasur një alarm ndërkombëtar, ndërsa institucionet tona kanë heshtur, lëre më pas që të nisin hetimet edhe kryesisht Ka gazetarë që i frikësohen heshtjes së institucioneve sepse nuk mund të rrezikojnë veten, nëse institucionet heshtin."

Raportet flasin për një situatë dramatike në median shqiptare, nga 2013 në 2021 ke kemi rënë një pikë në pikëzimin e Reporterëve pa Kufij, dhe kjo është alarmante. Në 8 vite ne kemi bërë hapa pas, dhe të gjitha kanë një shkak, është gjuha e politikanëve ndaj gazetarëve, dhe sulmet e herë pas hershme ndaj gazetarëve. Kjo gjë duhet të alarmojë redaksitë dhe gazetarët.
Ademi: Në Kosovë, ka reagime edhe të krerëve më të lartë shtetëror, por pas kërcënimeve ose sulmet ndaj gazetarëve. Nga ana tjetër, vetë fakti që kemi kaq shumë sulme dhe raste të pazbardhura tregon se në praktikë nuk bëhet asgjë për të mbrojtur gazetarët.