Mbretërimi i qetë i Ramës, Nazarko: Edhe 80 vjet të rrijë po nuk pati opozitë, e ka fajin PD
Analisti Shpëtim Nazarko deklaron se nuk ëShtë faji i Ramës që mori një mandat të tretë por i opozitës që vazhdon të mos bindë qytetarët.
Në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora, ai thotë se Rama mund të jetë edhe për 80 vite të tjera në krye nëse kundërshtarët e tij politik vijojnë në këtë gjendje që janë.
Nazarko: Çfarë duhet të bëjë, është kryetar i partisë së vet, kryeministër. PD nuk ja ka fajin Rama, e ka vetë. Një parti si PD e përçarë nga të gjitha anët si do ta mund Edi Ramën? Nëse kanë shkuar me idenë se çdo 8 vjet ndërrohet pushteti dhe habiten që nuk u ndërrua kësaj rradhe këtyre nuk ka çfarë u bën Rama dhe asnjeri me logjikë minimale. Ai është kryetar i qeverisë dhe partisë së vet, që t'ja marrë duhet të kesh një opozitë të klasit të parë. Në 2021 është në pikën e tij të nisjes. Në këtë gjurulldi mund të ketë faj dhe Rama. Nëse dhe Berisha që ngre këtë furtunë mendon se ja kanë vjedhur kryetarin e partisë së vet, nuk e di. Berisha thoshte opozitën e respektoj por e kam për ta mundur. Ramës mund ti kërkojmë llogari për punët e vendit por jo se qëndroi për 8 vjet. Edhe 80 vjet po nuk pati opozitë të rrijë.
