Abstenimi për eurobondin 700 mln euro, Kadilli: Opozitë teatrale,nuk e mendon veten në qeveri
Fatbardh Kadilli e konsideron si një tradhëtitë më të mëdha të opozitës gjatë kohëve të fundit, abstenimin për projektligjin për eurobondin prej 700 milionë eurosh.
Për "Ora e Betit" në Rtv Ora, ai thotë se përballë qeverisë kemi një opozitë teatrale.
Kadilli: Është nga tradhëtitë më të mëdhaja që një opozitë mund ti bëjë qytetarin. Opozita nuk ka qëllimin ti japë luksin qeverisë të marrë borxh. Një borxh është një favor që i bëhet një qeverie. Nuk ka opozitë në botë që duartoket borxhin e marrë nga një qeveri. E ke kthyer borxhin si levë në fushatë, është borxh që nuk merret me eficencën e duhur, 700 milion euro që kalojnë me abstenimin e opozitës. Opozita nuk e pengon dot por shpreh qëndrimin kundër. Nuk mund ta lejojë të marrë borxh se thotë do ta laj unë nesër. Kjo do të thotë se nuk e mendon veten për të ardhur nesër në pushtet, se mendon veten në qeveri. Është opozitë teatrale, bën teatër. Kujt i hyn në punë? Shqiptarët duhet të jenë të mbrojtur që qeveria të marrë borxh pa kontroll. Opozita nuk mund të jetë kaq mashtruese ndaj qytetarit.
