Ju flet Moska: Pse Zaevit s'iu dha licensa amerikano-europiane për diktator si Ramës e Vuçiçit?

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe dorëheqja e Zoran Zaev ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Mospjesëmarrja e deklaruar e kryeministrit në detyrë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në takimin e Beogradit të treshes së Ballkanit të Hapur Rama-Vuçiç Zaev, është caktuar një takim me 3-4 nëntor, është një lloj proteste. Nuk është ndaj Ramës e Vuçiç por protestë ndaj partnerëve ndërkombëtarë që përcaktojnë kush do jetë në pushtet në vendet e Ballkanit Perëndimor, SHBA dhe BE.

Zaev nuk dha me dëshirë dorëheqjen. Atij nuk i dhanë licensën për të bërë diktatorin me një maskë proceduriale demokratike në Maqedonnë e Veriut siç bënte Gruevski para tij dhe siç bëjnë praktikisht Vuçiç në Serbi dhe Rama në Shqipëri. Zaevi nuk do ti kishte humbur zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut që shkaktuan dhe dorëheqjen e tij nëse do të kishte pasur një armatë me patronazhistë.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit