Çështja “Becchetti”, Shehaj: Faktuam evazionin që bëhej, u dënuam për mesazhet e Erion Veliajt
Në studion e “Ora e Betit” në RTV Ora , është diskutuar vettingu i politikanëve, ku mesa duket Partia Socialiste do ta kundërshtojë propozimin e demokratëve për kontrollin e figurës dhe pasurisë së politikanëve.
Brisida Shehaj, ish-kandidate LSI, duke komentuar këtë çështje ka folur për herë herë të parë për humbjen e gjyqit në Arbitrazh me Becchetin, ku shteti shqiptar do të duhet ti paguajë 110 milionë euro.
Shehaj thotë se kur është bërë dosja “Becchetti” ka qenë drejtoreshë e Tatimeve dhe se asokohe kanë vërtetuar evazionin fiskal që bëhej prej tij.
Ajo shprehet se në lidhje me këtë çështje shteti shqiptar është dënuar për mesazhet që bënte kryebashkiaku Erion Veliaj në adresë të tij.
Brisida Shehaj: Kur është bërë dosja “Becchetti” unë kam qenë drejtoresha e tatimeve. Sot në arbitrazh në atë vendim nuk është rrëzuar asnjë nga pikat tona. Ne faktuam evazionin që bëhej. Ne jemi dënuar për mesazhet e lali Erit dhe për takimet që bënte sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit dhe i thoshte “Becchettit” në tavolinë “Dëgjo vëlla shko zgjidhe ti me kundërshtarin”. Po çfarë ndodh?
Më tej shton se në Shqipëri ka një djalë të dënuar, pasi ky i fundit mori përsipër fajin se ka falsifikuar letrat përsa i përsa i përket investimit që do bëhej në Kalivaç.
Sipas saj letrat që bëri sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministria e asaj kohe i dha të njëjtën vlerë që kishte dhënë në letra Beccheti.
Brisida Shehaj: U mblodhëm institucionet, AKBN dhe institucionet në varësi të Gjiknurit dhe panë se ‘Kalivaçi’ nuk ishte investimi real. Në Shqipëri ka një djalë të dënuar që ka pranuar fajin se ka falsifikuar letrat. Atë dosje e ka pasur një prokurore që quhej Antoneta Sevdari. Trupi i kësaj reforme në drejtësi është përjashtimi i asaj zonje. Na e merr shtetit Kalivaçin dhe do e nxirrte.
Ministria e Energjitikës asokohe nxori ekspert të pavarur për të bërë vlerësimin e asetit, të njëjtën eksperte të çështjes Beccheti. Instancat që ishin në varësi të Gjiknurit, Administrata, prokuroria dëshmitari që tregoi të gjithë letrat e pa që ai investimi nuk ishte aq lekë sa thuhej. Letrat që bëri Gjiknuri dhe Ministria e asaj kohe i dha të njëjtën vlerë që kishte dhënë në letra Beccheti.
Shehaj komentoi edhe tenderat sekretë të qeverisë.
Brisida Shehaj: Për shkak të pandemisë qeveria doli me tendera sekretë. I fundit sot për tu bërë muzeu ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes 6 milion euro. Se çfarë mund të ketë sekret aty nuk e di. Kemi koncesionin që na pret në Arbitrazh, parku fotovoltaik. Kërkon 70 milion euro tani se qeveria ndërroi mendje. Damian Gjiknuri me Koli Belen duhet të ishin në vend tjetër jo ti shohim sot në krye të reformave.
