Rikthehen lotot ilegale, pas mbylljes së pikave të basteve luhen online, 142 të arrestuar

Aktiviteti i lojërave të fatit në Tiranë është vendosur në shënjestër të policisë pas emërimit të drejtorëve dhe shefave të rinj të komisariateve. Për shkak të rikthimit të fenomenit në ambiente ilegale, edhe pse në platformat online, Polica pritet që në ditët në vijim të ndërmarrë aksione kontrollesh me qëllim evidentimin dhe goditjen e fenomenit.

Lufta ndaj lojërave të fatit është një nga porositë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, u ka dhënë vartësve pas ndryshimit të titullarëve në drejtoritë dhe komisariatet e vendit.

Duket se kërkesa për ta luftuar këtë fenomen lidhet me faktin se pas mbylljes së pikave të lotove sportive, bastet kanë nisur të zhvillohen ilegalisht por edhe në platformat online.

Rikthehen lotot ilegale, pas mbylljes së pikave të basteve luhen

Sipas shifrave zyrtare, policia e shtetit gjatë 9 mujorit të parë të vitit 2021 ka evidentuar 259 vepra penale në këtë fushë, me 333 autorët të inplikuar, ku 142 përfunduan në pranga, 178 u hetuan në gjendje të lirë, 6 u shpallën në kërkim si dhe 7 u ndaluan.

Po nga operacionet e kryera në çdo drejtori vihet re një shumë e lartë e parave të sekuestruara në vlerën e 17.000.000 lekë të reja.

Po ashtu 200 aparate celularë u kapën, të cilët pas verifikimeve u zbulua se kishin instaluar Accounte për vendosje të lotove.

Gjatë punës së policisë u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 87 aparate dream box si dhe 75 DVR të ndryshme.

Gysmefinalja ishte operacioni i fundit i policisë së shtetit në të cilën përveç forcave të policisë në këtë aksion u përfshi edhe reparti RENEA.

Sipas shifrave, gjatë kontrollit në 10 Drejtori vetëm në Tiranë u kontrolluan 193 ambjente ku ushtroheshin loto, dhe u arrestuan 19 persona.

Pas Tiranës, rastet më të shumta janë ndeshur në Shkodër, Vlorë, Elbasan, etj.